zoom

Të gjitha

Stilistja shqiptare vendos “etiketën ” e saj në fustanin e Emily Ratajkowski

Stilistja shqiptare vendos “etiketën ” e saj në fustanin e Emily Ratajkowski

Ari Emanuel – CEO i “IMG Models” lidhi kurorë me stilitsten Sarah Staudinger në një ceremoni marramendëse të mbushur me yje në Saint-Tropez. Në mesin e pjesëmarrësve, ishte dhe një nga modelet më të famshme në botë, Emily Ratajkowski.

https://www.youtube.com/watch?v=J0P2i0dH8ZY

Me linjat perfekte, Emily ra edhe më shumë në sy falë fustanit të saj tejet të vecantë, krijim i shqiptares Nensi Dojaka.

Fustani ishte i prerë në pjesën e sipërme, ndërsa bukurinë ia shtonte detaji i një zemre rozë në mes të gjoksit dhe stomakut, duke e bërë modelen të dukej e  mahnitshme.

Dizajni i veçantë vazhdoi edhe në pjesën e shpinës, ndërsa fustani kishte si detaj edhe një të çarë në këmbën e majtë. Fustanin Emily e kishte kombinuar me një çantë të zezë dhe sandale të kaltra me rripa./L.K

/Zoom.al