zoom

Aktualitet

“Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë!” – BE reagon për Zvërnecin

“Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë!” – BE reagon për Zvërnecin

Në ditën e nëntë të protestave në vend, të cilat po marrin çdo ditë e më shumë pjesëmarrje, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dalë me një reagim zyrtar, ku thekson rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.

Ndërkohë, pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama se projektet në Zvërnec dhe Sazan nuk do të tërhiqen, protestuesit vijojnë të mbajnë qëndrime të forta, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe anulimin e projekteve që ata i konsiderojnë të dëmshme për mjedisin, përfshirë ndërhyrjet në Zvërnec dhe projektin në zonat malore, të cilin e shohin si cenim të pasurisë natyrore të vendit.

Në mesazhin e tij, Delegacioni i BE-së u ka bërë apel institucioneve që të veprojnë për mbrojtjen e natyrës pa humbur kohë.

“Një këngë shpendi është më shumë se një tingull; është një dëshmi e një natyre që jeton dhe merr frymë.”

Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.

Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. 

Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.  Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë.”, thekson delegacioni i BE.

Postime të lidhura