Aplikacion
Nëse e qeshura është ilaçi më i mirë, atëherë Camila Cabello e vërteton këtë. 25 vjeçarja me sa duket nuk mund të ndalonte së buzëqeshuri gjatë ditës së saj në plazh me mikeshat e sajat në Florida të SHBA-së.

Cabello zgjodhi për ditën e saj në plazh një palë bikini ngjyrë blu. Ajo aksesoi veshjen me një gjerdan me rruaza, një byzylyk dhe një palë vëthë në formë rrethore.

Duket se këngëtarja po i shijon në maksimum pushimet e saj të cilat filluan më herët , në brigjet e Caprit në Itali ku këngëtarja qëndëronte mbi një jaht.

Prezenca e mikeshave tregon se artistja vazhdon ende të jetë beqare që nga ndarja e saj nga Shawn Mendes në nëntor 2021, pas më shumë se dy vitesh së bashku./L.K
/Zoom.al