zoom

Të gjitha

“Bombshell” me imazh Camila Cabello do t’i bëjë meshkujt të dashurohen

“Bombshell” me imazh  Camila Cabello do t’i bëjë meshkujt të dashurohen

Këngëtarja e njohur latine, Camila Cabello, do të jetë fytyra e re reklamuese e parfumit “Bombshell” të markës “Victoria’s Secret”. Ylli i hitit “Don’t Go Yet” është protagoniste e reklamës së parë të parfumit ikonik, që e sjell atë duke folur në dy gjuhë, anglisht dhe spanjisht.

“Në sheshin e xhirimeve, Camila kishte prezencë të jashtëzakonshme të një gruaje me vetëbesim e cila nuk kishte nevojë të drejtohej nga të tjerët, dhe personaliteti i saj plot energji dhe jetë shkëlqente organikisht. Dhe ishte pikërisht ajo që e solli në jetë këtë aromë dhe fushatë reklamuese të parfumit”, deklaroi Raúl Martinez, drejtori kreativ i kompanisë “Victoria’s Secret”.

Për ta lansuar koleksionin e ri të parfumit “Bombshell”, kompania “Victoria’s Secret” po e organizon një ngjarje speciale në New York City, ku publiku do të ketë mundësi ta ketë një përvojë gjithëpërfshirëse të aromës së parfumit.

Parfumi “Bombshell” është një përzierje e përjetshme e frutave ekzotike. Aroma e tij karakterizohet nga frutat e ndryshme si, limoni, fruta e pasionit, bozhuri Shangri-la nga Tibeti dhe orkideja kremoze Madagaskane me aromë të ëmbël vaniljeje. Të gjitha këto e krijojnë një përzierje lulesh dhe frutash. Marka “Victoria’s Secret” po kërkon të sjellë ndryshime pozitive për gratë anembanë globit me kolektivin e saj të ri./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura