zoom

Lajme

Marjana Koçeku doli deputete e pavarur, ligjvënësja e PS e ironizon: Të konkurrojë me kecat, as ato se votojnë

Marjana Koçeku doli deputete e pavarur, ligjvënësja e PS e ironizon: Të konkurrojë me kecat, as ato se votojnë

Vendimi i Marjana Koçekut për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe për të vijuar si deputete e pavarur ka sjellë reagime të shumta në publik. Ndërkohë socialistët kanë kërkuar që ajo të dorëzojë mandatin, duke argumentuar se e ka fituar përmes renditjes në listën e mbyllur të socialistëve.

Lidhur me vendimin e saj ka reaguar edhe ligjvënësja e PS-së Briseida Çakërri e cila u shpreh mandati i siguruar nëpërmjet listës së Partisë Socialiste nuk duhet të përdoret për interesa personale apo për të krijuar ndasi politike.

Ajo deklaroi se situata i ishte bërë e qartë që në momentin e parë të daljes nga grupi parlamentar, duke shtuar se sipas saj nuk është treguar guxim për të dorëzuar mandatin e marrë nga PS.

“U qartësova edhe më shumë për atë që po ndodhte që nga momenti i parë i daljes së grupit parlamentar, sepse nuk pati aq kurajo sa të linte mandatin e fituar nga Partia Socialiste, mandatin e dhuruar nga Partia Socialiste.

Më kujton Dritëro Agollin kur thotë: ‘E mbajta në krah gjithë ditën, edhe zemrën i dhash, mbahu, në fshat kur arritëm u tha të tjerëve më rrahu.’ Kjo është shprehja më e saktë.

E ftoj të dalë të konkurrojë me kecat, sepse as kecat nuk do ta votojnë. Kaq, nuk dua të merrem më me këtë temë”, deklaroi ajo në një intervistë për A2 CNN.

Postime të lidhura