zoom

Aktualitet

Manja i bindet Ramës, kërkon nisjen e hetimeve për prokuroren e Shkodrës

Manja i bindet Ramës, kërkon nisjen e hetimeve për prokuroren e Shkodrës

Pas sulmeve publike të kryeministrit Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgoi në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.

Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Në shkresën drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, thuhet se ‘prokurorja Gjeli vendosi mosfillimin e procedimit penal brenda 48 orëve nga regjistrimi i kallëzimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren’.

Kryeministri Edi Rama sulmoi të hënën prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, duke pretenduar se ajo kishte vendosur mosfillimin e një çështjeje penale ndaj një ndërtimi të pretenduar pa leje në fshatin Theth.

Por qëndrimi i Ramës u kundërshtua menjëherë nga Prokuroria e Shkodrës, e cila i doli në mbrojtje prokurores dhe vuri në dukje se ishin institucionet në varësi të qeverisë, Policia dhe Bashkia Shkodër, që e kishin referuar çështjen si kundërvajtje dhe jo si vepër penale.

Pas kësaj, Rama reagoi sërish me ironi dhe tha njoftoi se Ministria e Drejtësisë do ta denonconte rastin në KLP./ Zoom.al

Postime të lidhura