zoom

Aktualitet

Manja “nuk i ndahet” prokurores Gjeli: Të hetohet!

Manja “nuk i ndahet” prokurores Gjeli: Të hetohet!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, doli këtë të premte në një deklaratë për të shpjeguar më tej kërkesën e tij për ILD dhe KLP për të nisur një hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli.

Në deklaratë, Manja theksoi se shkak është bërë një rast flagrant i një ndërtimi pa leje në Theth që nuk është ndjekur penalisht nga ana e prokurores.

“Si Ministër drejtësie, bazuar në kompetencat që më jep ligji, kërkuar zyrtarisht dje nisjen e hetimit disiplinor për një rast flagrant të mos-ushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit që ka të bëjë me ndërtimin pa leje të një parku turistik në zemër të Thethit“, tha Manja në deklaratë.

Më herët, prokurorja Elsa Gjeli iu drejtua me një letër Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku e quajti të praprecedentë për një shtet demokratik sulmin, që kryeministri Edi Rama po i bën.

Ajo kërkoi reagim pasi sipas saj me deklaratat e Ramës i është cenuar dinjiteti dhe pavarësia profesionale./ Zoom.al

Postime të lidhura