zoom

Lajme

Rama sulmon sërish Prokuroren: Në Theth, bum ndërtimesh pa leje gjatë zgjedhjeve! Refuzoi të shohë, bëri ese për pafajësinë

Rama sulmon sërish Prokuroren: Në Theth, bum ndërtimesh pa leje gjatë zgjedhjeve! Refuzoi të shohë, bëri ese për pafajësinë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish prokuroren Elsa Gjeli për mosnisjen e hetimeve ndaj ndërtimeve pa leje në Theth.

Rama u shpreh se gjatë periudhës së zgjedhjeve pati bum ndërtimesh në fshatin turistik, por theksoi se prokuororja refuzoi të shohë.

Ndërsa shkresën e saj ndaj KPL-së lidhur me sulmet ndaj tij, Rama e konsideroi një ese për pafajësinë e saj,

Edi Rama: Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve në Teth ka pasur bum ndërtimesh pa leje si rezultat i përgatitjes së sezonit turistik. Policia e Shtetit ka bërë 40 denoncime, policia ka funksionuar, i ka denoncuar ndërtimet pa leje në Prokurori. Siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve.

Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë.

IKMT ka filluar të veprojë. për të gjithë ata që u thonë pse u kujtuan tani dhe pse i lanë? Nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat dhe struktura e pavarur e drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekje, por përkundrazi është si kullose makaronash ku gjërat rrjedhin dhe pastaj faktet e kryera mbeten në territor, është një përpjekje që natyrshëm do të duhet të shfaqet në këtë formë.

Në Theth kemi bërë një plan të tërë pune në Bashkinë Shkodër, kemi legalizuar ndërtimet e vjetra, kemi vendosur financime.

Postime të lidhura