zoom

Slider

Manchester United mund të përjashtohet nga Champions sezonin e ardhshëm!

Manchester United mund të lihet jashtë garave evropiane sezonin e ardhshëm. Pronari i Nicës është edhe Jim Ratcliffe, i cili do të zyrtarizojë blerjen e 25% të klubit anglez në ditët në vijim.

Sipas rregulloreve aktuale të UEFA-s, “Djajtë e Kuq” mund të përjashtohen nga garat evropiane nëse e përfundojnë sezonin në një pozicion më të ulët se Nice.

Blerja e 25% të klubit anglez nga Jim Ratcliffe mund të sjellë akoma më shumë makthe në ‘teatrin e ëndrrave’. Biznesmeni britanik tashmë zotëron Nice-n, e cila aktualisht zë vendin e dytë në Ligue 1. Kështu, sipas rregullave të UEFA-s për “pronësinë e shumë klubeve”, e vetmja mënyrë që United dhe Nice të luajnë në Evropë në sezonin e ardhshëm përfshin faktin që njëri kualifikohet automatikisht për Champions League dhe tjetri kualifikohet direkt në Ligën e Konferencës.

Duke parë përpara në formatin e ri të Ligës së Kampionëve të sezonit të ardhshëm, skuadrat franceze të ligës së parë do të marrin tre vende automatike dhe një vend për play-off, ndërsa ekipet Premier do të marrin pesë vende direkte. /ZOOM.AL/