zoom

Bota

Lukashenko: Ky veprim i Polonisë mund të nisë Luftën e Tretë Botërore

Alexander Lukashenko, Presidenti i Bjellorusisë ka paralajmëruar se propozimi i Polonisë për të vendosur trupa paqeruajtëse në Ukrainë mund të nxisë Luftën e Tretë Botërore.

Lukashenko, i cili ka lejuar Rusinë që të përdorë territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa në Ukrainë, tha të enjten se nëse vihet në jetë sugjerimi polak, “do të thotë Luftë e Tretë Botërore”.

“Situata është shumë e rëndë dhe shumë e tensionuar. Propozimi polak është shumë i rrezikshëm”, tha Lukashenko, sipas “Associated Press”.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov deklaroi se çdo kontakt i mundshëm mes rusëve dhe forcave të NATO-s “mund të ketë pasoja që vështirë se do të ndreqen”./ Zoom.al