zoom

Bota

Ushtria ukrainase: Shkatërruam një anije të madhe ruse

Ushtarakët ukrainas kanë deklaruar se arritën të shkatërronin një anije të madhe ruse, Saratov në qytetin-port të Berdyansk-it.

Një tjetër anije, Orsk u shkatërrua gjithashtu dhe disa anije të tjera u dëmtuan, thanë zyrtarët ushtarakë për BBC.

Në një konferencë më herët, ushtria ukrainase pohoi se Rusia mbetet e fokusuar në pushtimin e Ukrainës jugore, në një përpjekje për të krijuar një “urë tokësore” në territorin e aneksuar të Krimesë.

Në Sumy dhe Kharkiv, rusët po sulmojnë infrastrukturën civile, thuhet në raport, duke shtuar se disa forca ruse po tërhiqen, pasi kanë pësuar humbje deri në 50%./ Zoom.al