zoom

Bota

Forcat ruse përparojnë drejt Mariupolit, bombardohet pika humanitare në Kharkiv

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) thotë se forcat ruse kanë bërë përparim të qëndrueshëm në qytetin jugor të nënshtruar të Mariupolit, duke hyrë në zonën qendrore të qytetit më 24 mars. Qyteti port, i parë si vendimtar për fushatën e Rusisë, është rrethuar nga trupat ruse që nga fillimi i marsit.

Ndërsa situata përkeqësohet në Mariupol, autoritetet lokale ukrainase janë larguar nga qyteti për të koordinuar më mirë operacionet rajonale, thotë ISW, e cila është një institut i pavarur me bazë në SHBA.

Instituti tha se forcat ruse gjithashtu kanë vazhduar bombardimin e Kharkiv-it dhe kanë goditur një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare, duke vrarë gjashtë e plagosur 15 persona, si dhe kanë siguruar disa përparime të vogla në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Por gjithashtu, Instituti vuri në dukje sulmin e suksesshëm të Ukrainës ndaj anijeve ruse në portin e pushtuar të Berdyansk, duke shtuar se Ukraina i detyroi trupat ruse në mbrojtjen veriperëndimore të kryeqytetit Kiev dhe e pengoi Rusinë të rrethonte rajonin e Chernihiv-it./ Zoom.al