Aplikacion
John Francis Bongiovi Jr, në art Jon Bon Jovi, ka fryrë plot 60 qirinj . Ai është padyshim një nga ikonat më të njohura të muzikës rrok dhe një sekssimbol i të gjithë kohërave. Lindur në Perth Amboy të Nju Xhersit, kitarën e parë do ta marrë në moshën 7-vjeçare.

Ishte vetëm 13 vjeç kur krijoi grupi e tij të parë muzikor me emrin “Starz”. Më pas bëhet lideri i grupit Bon Jovi, formuar në 1983, me të cilin do të krijojë të gjithë karrierën e tij muzikore. Bon Jovi ka shitur mbi 135 milionë disqe.

Që në fillimet e tij Jon Bon Jovi ishte shumë i dashur për publikun amerikan, jeta e tij rridhte e thjeshtë pa skandale. Nuk është e rastit që ka 33 vjet martuar me të fejuarën e tij të liceut, Dorothea Hurley, nënën e 4 fëmijëve të tij.

Kënga nga albumi me titullin Crush, It’s My Life është kënga më e famshme e tij pas Always. Është kolona zanore e verës të vitit 2000. Disku erdhi pas një periudhe 5-vjeçare qetësie. Grupi u nominua për Gramy Awards.
Janie, Don’t Take Your Love to Town (1997). Kënga lindi pas një zënke me gruan e tij Dorothea Hurley.

You Give Love a Bad Name (1986). Është padyshim një nga sukseset më të mëdha të gjithë kohërave. Kënga filimisht u shkruajt nga Desmond Child për Bonnie Tyler, por më pas u rishkrua nga Bon Jovi dhe Richie Sambora.

Always (1994). Është kënga më e shitur në Britaninë e Madhe me mbi 560.000 kopje. Me një kast aktorësh të shkëlqyer, atëherë ende të panjohur, nën regjinë e Marty Callnerit./L.K
Zoom.al