zoom

Lajme

FOTOT/ Këngëtari Bon Jovi njofton se djali i tij Jake u martua me aktoren e “Stranger Things”…

Këngëtari Jon Bon Jovi konfirmoi se djali i tij Jake, dhe Millie Bobby Brown, u martuan pak kohë më parë, teksa dha edhe detaje rreth dasmës.

Legjenda e rock-ut ishte i ftuar në një emision të BBC-së dhe tha për dasmën e 22-vjeçarit Jake Bon Jovi dhe yllit 20-vjeçar të ‘Stranger Things’: “Ishte një martesë shumë e vogël familjare dhe nusja ishte e bukur dhe Jake është i lumtur”.

Sipas TMZ, Brown dhe Bon Jovi u panë në zonën Hamptons të Nju Jorkut, me unazat e martesës dhe kështu u përhap lajmi se ata janë martuar. Disa ditë më parë, The Sun raportoi se Brown dhe Bon Jovi “lidhën kurorë në një ceremoni top-sekret fundjavën e kaluar, por po planifikojnë gjithashtu një ceremoni të madhe diku më vonë këtë vit”.

Të dy filluan të takoheshin në vitin 2021 para se të fejoheshin vitin e kaluar, siç njoftuan në rrjetet sociale.

Kur aktorja ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon dhe kur ai i kërkoi asaj të përshkruante propozimin për martesë, Brown theksoi: ” Nuk ia kam thënë askujt këtë, por mendoj se “Fallon është më i miri”. Mendoj se është një histori shumë e bukur për tu treguar. Në thelb, Jake dhe unë u lidhëm përmes zhytjes. Ne e duam zhytjen, i kemi marrë diplomat bashkë”.

Më pas 20-vjeçarja tha se një ditë, partneri i saj i tha: “Duhet të ngrihesh në orën 8:00 të mëngjesit, ne do të zhytemi”, dhe shtoi: “8 e mëngjesit, zhytje?’ Dhe më thotë “do shkojmë në të njëjtin vend ku shkojmë zakonisht”. Unë i them “është e mërzitshme, le të shkojmë diku tjetër. Ai më thotë: “jo, duhet të shkojmë aty”. Shkuam dhe më dha një guaskë. Ndërsa e kthej, shoh një unazë. E pashë dhe thashë po”.

Propozimi pothuajse nuk përfundoi mirë, pasi Millie Bobby Brown tha: “Kur shkova t’i tregoja unazën në dorën time, ajo më ra nga gishti aq shpejt sa ishte si një skenë nga një film”. /ZOOM.AL/