zoom

Të gjitha

“Dante”, gëzimi i parë i familjes së Dj Aldo-s

DJ Aldo dhe partnerja e tij, Xhesika Trola janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vet Xhesika e cila ka postuar në rrjetet sociale një foto të djalit të porsalindur.

Sakaq, ka zbuluar edhe emrin që kanë zgjedhur për vogëlushin. “Dante, pritja më e ëmbël e jetës time! Faleminderit Zot”, ka shkruar Xhesika, krahas fotos ku ka marrë shumë urime.

Kujtojmë që Aldo është një ndër DJ më të njohur në jetën e natës në kryeqytet. Ai ka sjellë shumë bashkëpunime të shumta. Së fundmi ai ka bashkuar fuqitë me Estto-n, me të cilin ka krijuar një projekt muzikor me titullin  “Ti”./L.K

/Zoom.al