zoom

Lajme

LaCivita reagon nga Uashingtoni: Edi Rama ka në krah bandat kriminale

LaCivita reagon nga Uashingtoni: Edi Rama ka në krah bandat kriminale

Drejtuesi i fushatës së opozitës shqiptare dhe arkitekti i fitores së Donald Trump Chris LaCivita ka shpërndarë një deklaratë Sali Berishës në rrjetet e tij sociale.

Ndërsa ndodhet në Uashington, LaCivita ka ndarë me ndjekësit e tij fjalën e Berishës, ku thotë “Edi Rama ka në krah bandat kriminale, kurse ne kemi në krah Chris LaCivita”’”.

Postimi:

“Por përsëri ne jemi më të fortë së kurrë, sepse fushatën tonë, e projektoi, e drejton, kryestrategu i fushatës më të suksesshme elektorale në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. I ra kokës me grushta atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi.

Por miq, këto dy ditë është i tmerruar edhe më shumë, sepse mësoi se Partia Demokratike ka marrë për avokat të kauzave tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë shqiptarëve, avokatin e presidentit Donald Trump.

Imagjinoni tani miq. Në një anë opozita me Chris LaCivitanë, në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një hajdut, një deputet që duhet të dorëzonte mandatin dhe që infektoi Shqipërinë me mallra të skaduara.

Imagjinoni pak, opozita Partia Demokratike, ju të gjithë me avokat, një vigan, avokatin e presidentit Donald Trump, kurse ai me bandat, me Suel Çelën, me Bajrat, me Hajrat, dhe me të tjerë,” deklaroi Berisha një ditë më parë në Kuçovë.

Postime të lidhura