zoom

Lajme

Berisha optimist: E gjithë bota pret fitoren e PD

Berisha optimist: E gjithë bota pret fitoren e PD

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se “e gjithë bota pret fitoren e Partisë Demokratike”, duke e konsideruar këtë si një moment vendimtar për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Në 11 maj, e gjithë bota pret fitoren e PD, me besimin se, nën drejtimin e kësaj force politike, do të bëhet realitet anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Sot, brenda pesë muajsh, është miratuar rezoluta e katërt që dënon Edi Ramën dhe regjimin e tij,” u shpreh Berisha.

Në fjalën e mbajtur në samit, ai u ndal tek gjendja politike në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë Rama për ndërtimin e një “narkoshteti të vetëm dhe të parë në Europë”. Sipas tij, qeveria aktuale po përpiqet të kthejë zgjedhjet në një fasadë dhe ushtron terror politik ndaj opozitës, me qëllim sigurimin e një mandati të katërt./ Zoom.al

Postime të lidhura