Aplikacion
Nga Selaniku, ku zhvilloi një takim me diasporën shqiptare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë për ndryshimin.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te çështja e eurodeputetit Fredi Beleri, i cili nuk u lejua të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës pasi ndodhej në burg.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdori “truket e Sigurimit të Shtetit” për t’i rrëmbyer mandatin Belerit, vetëm sepse ai refuzoi të kandidojë për Partinë Socialiste. “Beleri nuk pranoi të shitej dhe të tradhtonte parimet e tij,” u shpreh Berisha, duke e cilësuar këtë veprim si një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive europiane.
Sipas Berishës, shkeljet ndaj Belerit ishin të natyrës diskriminuese, pasi, ndryshe nga rasti i tij, të burgosurve të tjerë u ishte lejuar të kryenin betimin në përputhje me Kushtetutën. Ai shtoi se qëllimi i vërtetë pas këtij veprimi ishte mbrojtja e interesave mafioze për grabitjen e tokave në Himarë, ku Beleri do të ishte një pengesë.
Në fund të fjalës së tij, Berisha theksoi se mafia politike është e gatshme të sakrifikojë marrëdhëniet me fqinjët për interesa personale, duke dëmtuar kështu edhe statusin e qindra mijëra shqiptarëve në Greqi.
Protesta për Zvërnecin shtrihet edhe në Kosovë, tubim para ambasadës shqiptare në Prishtinë