Aplikacion
Kryeministri Edi Rama duket se nuk do të bëjë asnjë hap pas për deklaratat se burrat janë çyrykë.
Gjatë një aktiviteti në Vlorë ai e ka theksuar edhe më tej konsideratën e tij.
“Kam dobësi më shumë te gratë se te burrat, por nuk kam ndërmend ta korrigjoj këtë dobësi,”- u shpreh Rama.
Ai shtoi se, megjithë respektin për ish-rektorin, ndihej më entuziast për rektoren aktuale, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të grave në poste të rëndësishme.
Rama rrëfeu edhe një episod që i kishte ndodhur rrugës për në takim: “Para se të vija këtu, më doli në rrugë një vlonjat. Më tha: Nuk kisha ndërmend të ta jepja votën ty. Se nuk ta kam dhënë ndonjëherë, por këtë herë do ta jap vetëm sepse ke thënë që gjysma e burrave janë çyrykë. Ai ma shpjegoi shumë vlonjatçe, nuk e them dot këtu,”- tha kryeministri./ Zoom.al