zoom

Të gjitha

Fiton “The Voice of Australia”, konkurrenti “kryqëzohet” me komente raciste

Fiton “The Voice of Australia”, konkurrenti “kryqëzohet” me komente raciste

Konkurrenti i këngëtares me origjinë shqiptare Rita Orës në The Voice of Australia, Lachie Gill, u shpall fitues për vitin 2022, por merita u takon edhe trajnerëve që kanë punuar me konkurrentët për muaj me radhë.

Ajo që ka ndodhur është se shumë njerëz nuk janë të kënaqur me rezultatin. 24-vjeçari u përball me 3 finalistë të tjerë: Thando Sikwila, Jordan Tavita dhe Faith Sosene dhe disa mendonin se fitorja e tij nuk ishte e merituar.

Njerëz të shumtë kanë akuzar emisionin për racizëm duke thënë se çmimi iu dha Lachie vetëm se ishte i bardhë dhe tre konkurrentët e tjerë me ngjyrë. “Me siguri askush nuk është i befasuar që djali i bukur i bardhë fitoi”, shkroi një person në Twitter, ndërsa dikush tjetër shtoi: “Lachey fitoi? Tinguj për të bardhën”.

https://www.youtube.com/watch?v=3M5KiTsLQ0A

Gjatë episodit të madh të finales të së dielës mbrëma, Lachie fitoi çmimin prej 100,000 dollarësh dhe një kontratë regjistrimi me Universal Music Australia. Pasi prezantuesja Sonia Kruger shpalli rezultatin, ish-futbollisti tha se ai ishte ‘i befasuar’./L.K

/Zoom.al