Aplikacion
Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë sqaruar se ndajnë çdo gjë së bashku. Madje, edhe pagesat e koncerteve.
Të pyetur se kush merr më shumë, djemtë pohuan se e njëjta shumë i jepet të dyve.
“Ne kemi pasur grindje, kacafytje, keqkuptime të të gjitha natyrave të mundshme, përveç lekut. Ne gjithçka e ndajmë 50 me 50”, u shpreh Kresha.
Dyshja kanë mbi 20 vite në tregun muzikor shqiptar dhe akoma janë ndër më të suksesshmit edhe më të pëlqyerit në vend dhe jo vetëm.
