Aplikacion
Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë, një ndeshje kjo që u konsiderua dhe u përjetua si një finale e parakohshme.
Kuqezinjtë siguruan fitoren falë golave të shënuar nga Jasir asani dhe Mirlind Daku, duke i dhënë kombëtares një marzh të lartë kualifikimi në europian.
Asani zhbllokoi rezultatin më minutën e 37, ndërsa Daku, vetëm pak sekonda pasi ishte futur në fushë, dyfishoi shifrat në minutën e 61, duke elektrizuar të gjithë stadiumin.
Në mbyllje të ndeshjes, tifozët gjallëruan rrugët me festën e tyre.
Sfidën e radhës Shqipëria do ta luajë në tetor përballë Çekisë.