zoom

Të gjitha

Kukësi njofton divorcin me dy futbollistë, nuk ishin në planet e Gegës

Kukësi njofton divorcin me dy futbollistë, nuk ishin në planet e Gegës

Zenel Gavazaj dhe Kreshnik Bahtiri janë dy futbollistët e radhës që largohen nga Kukësi.

Klubi verilindor njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Gavazaj, i cili vendosi të largohet për shkak të mungesës së minutave.

22-vjeçari ka kërkuar nga klubi dokumentacionin për të provuar një aventurë të re dhe klubi e ka mirëkuptuar kërkesën e futbollistit.

Gavazaj iu bashkua bluve si lojtar i lirë në vitin 2020, por aktivizmi i tij ka qenë me pikatore në këto dy sezone, ku ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asist në Europa League.

Gjithashtu klubi i Kukësit njofton mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Kreshnik Bahtiri. Pas diskutimeve mes klubit dhe futbollistit, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve.

Bahtiri u transferua te Kukësi sezonin e shkuar ku u aktivizua në 14 ndeshje, prej të cilave 14 në Abisnet Superiore duke grumbulluar në total 569’ minuta lojë.  Ai realizoi një gol me verilindorët, në suksesin e thellë 4-0 ndaj Kastriotit.

“Falënderoj klubin për mundësinë e dhënë dhe tifozët për mbështetjen. Kukësin do e kem gjithmonë në mendje e zemër”, tha Bahtiri.

Sa i përket përgatitjeve, Kukësi po stërvitet në kryeqytet, dhe pas 25 korrikut do të spostohet në Turqi, ku do të zhvilloj fazën përgatitore. /zoom.al/