Aplikacion
Anna Gjebrea së fundmi ka publikuar coverin e këngës së saj “ Be Quiet” nga Tone Stith ft Kiana Lede.
Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale moderatori i njohur Ardit Gjebrea, i cili ndihet edhe krenar për këtë arritje të vajzës së saj.
Kujtojmë se pak kohë më parë Anna ka interpretuar në skenën e madhe të “Junior Eurovision”, të mbajtur në Paris.
Artistja e vogël ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Stand By You”. Interpretimi i Annës, që ndezi gjithë skenën e madhe është pozicionuar në vendin e 14-të, vlerësuar në total me 84 pikë. Fituese e festivalit “Junior Eurovision 2021” është shpallur këngëtarja Maléna nga Armenia me këngën “Qami Qami”.
Ajo që mori mjaft vëmendje përtej interpretimit, ishte kostumi mjaft i veçantë, me të cilin artistja dërgoi motivet tona kombëtare në Francë me shqiponjën, detajin më karakteristik të veshjes./L.K
/Zoom.al