Aplikacion
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar në Barcelonë me Alex Soros, gjatë pjesëmarrjes në një samit ndërkombëtar kushtuar demokracisë dhe sfidave që lidhen me rritjen e lëvizjeve populiste në botë.
Takimi mes tyre është bërë publik nga vetë Alex Soros, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi me kryeministrin shqiptar, të shoqëruar me mbishkrimin “progressives in Barcelona”. Ndërkohë, Rama nuk ka publikuar pamje apo detaje nga ky takim.
Ngjarja ka ndodhur në kuadër të një forumi ndërkombëtar të mbajtur në Barcelonë, ku liderë dhe përfaqësues politikë kanë diskutuar mbi sfidat aktuale të demokracisë dhe nevojën për bashkëpunim mes forcave progresiste në nivel global.