Aplikacion
Të shtunën, Huma Abedin, strategia politike, autorja dhe ndihmësja e prej shumë vitesh e Hillary Clinton, u martua me investitorin dhe filantropin Alex Soros në shtëpinë e çiftit në Water Mill, NY.
Çifti u takua për herë të parë në një festë të organizuar nga miqtë e tyre James dhe Nicky Hilton Rothschild në tetor 2023 dhe filluan të dilnin menjëherë pas kësaj.
Në qershor 2024, ata u fejuan pasi Soros i propozoi Abedin me një unazë diamanti me prerje smeraldi në apartamentin e tyre në Manhattan.

Mes personaliteve të njohur, i ftuar ishte edhe Kryeministri Edi Rama i cili, sipas Vogue, mbajti një fjalim në ceremoninë martesore.
“Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes… ajo përfshinte një thënie rreth preferencës për vejushat mbi të divorcuarat. Duhej të ishe aty!”, shkroi media prestigjioze.

Ndërkohë kreu i qeverisë, i cili pozoi krah dhëndrit George Soros, shkoi në dasmën e miliarderit i veshur me kostum tuxedo me xhaketë, jelek dhe pantallona me ngjyrë bezhë, si edhe këmishë të bardhë.
Veshjen e tij e shoqëroi me një papijon në ngjyrë të kuqe të errët.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit