Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një lidhje intime.
Sipas burimeve, çifti kishte pasur probleme në marrëdhënie dhe ishte drejt ndarjes. Në këto rrethana, Ardita Gashi dyshohet se e ka ftuar 45-vjeçarin Ilaz Brahimi në banesën e saj, ku më pas ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen.
Pas të shtënave, në vendngjarje ka mbërritur një familjare e autores së dyshuar, saktësisht gruaja e xhaxhait, Miradije Gashi, e cila gjithashtu ka mbetur e plagosur. Më pas, e dyshuara është izoluar në banesë dhe ka kërcënuar persona të tjerë që tentuan t’i afroheshin.
Policia ka ndërhyrë për neutralizimin e situatës, ndërsa e dyshuara është shoqëruar për trajtim mjekësor. Dy të plagosurat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit