Aplikacion
Ka shkuar në tre, numri i viktimave nga ngjarja e rëndë në Podujevë.
Sipas mediave në Kosovë ka humbur jetën edhe autorja e dyshuar e krimit 31-vjeçarja Ardita Gashi.
Kjo e fundit, pas vrasjes së 45-vjeçarit Iliaz Brahimi, ka marrë peng nusen e xhaxhait të saj, duke e qëlluar atë dhe më pas veten. 73-vjeçarja ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në spital.
Ndërkohë, në një reagim më herët, Prokuroria e Kosovës theksoi se hetimet vijojnë për ta zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë, ndërsa arma e zjarrit dhe gëzhojat janë sekuestruar nga autoritetet.
Çfarë dihet deri më tani?
Sipas burimeve, çifti kishte pasur probleme në marrëdhënie dhe ishte drejt ndarjes. Në këto rrethana, Ardita Gashi dyshohet se e ka ftuar 45-vjeçarin Ilaz Brahimi në banesën e saj, ku më pas ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen.
Pas të shtënave, në vendngjarje ka mbërritur gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, e cila gjithashtu ka mbetur e plagosur. Më pas, e dyshuara është izoluar në banesë dhe ka kërcënuar persona të tjerë që tentuan t’i afroheshin./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit