zoom

Kosova

Të shtëna me armë zjarri, 4 persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri, 4 persona të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri të regjistruar mesditën e së enjtes në qendër të Podujevës. Ngjarja ka vënë në lëvizje forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në qytet. Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe, bazuar në të dhënat paraprake, kanë konstatuar se katër persona kanë marrë plagë nga të shtënat.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fillimisht mediat raportuan për tre persona të plagosur, por më vonë Policia konfirmoi se numri i të lënduarve ka shkuar në katër.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë në të shtënat./ Zoom.al

Postime të lidhura