zoom

Kosova

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, sa karrige siguruan partitë politike në Kuvend

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, sa karrige siguruan partitë politike në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.

KQZ njoftoi subjektet politike dhe kandidatët se mund të paraqesin ankesat ndaj vendimit për shpalljen e rezultateve përfundimtare brenda 48 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas rezultateve, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë subjekti më i votuar me 382,869 vota, ose 47.13 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 157,892 vota apo 19.44 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 135,567 vota ose 16.69 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 54,729 vota (6.74%), ndërsa Lista Serbe ka marrë 43,843 vota (5.40%).

Sipas rezultateve, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ketë 53 deputetë në legjislaturën e re, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar 18 mandate.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7 ulëse në Kuvend me 54,729 vota, ndërsa Lista Serbe do të ketë 9 mandate, pasi mori 43,843 vota (5.40%).

Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Türk Partisi -KDTP) ka fituar 2 ulëse.

Nga një mandat kanë fituar edhe:

Për Lirinë, Drejtësinë dhe Mbijetesën (Za Slobodu Pravdu i Opstanak); Koalicioni Vakat (Koalicija Vakat); Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK); Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka); Bashkimi Socialdemokrat (Socijaldemokratska Unija (SDU); PSA; Partia Liberale Egjiptiane; Partia e Bashkuar Gorane (Jedinstvena Goranska Partija) Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK).

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, hapi i radhës është certifikimi i zgjedhjeve dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Postime të lidhura