zoom

Kosova

Të shtëna me armë në Podujevë! Vritet një burrë, plagosen dy gra

Të shtëna me armë në Podujevë! Vritet një burrë, plagosen dy gra

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës. Rrethanat si dhe motivet ende janë të paqarta, por rasti është konfirmuar nga Prokuroria, teksa nuk është përmendur nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.

I vrari ka mbetur një burrë, teksa dy të plagosurat janë një 31-vjeçare dhe një 73-vjeçare.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

“Menjëherë pas pranimit të informatës për rastin, prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore,”- ka thënë ajo.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka deklaruar se pacientet janë duke u trajtuar dhe se gjendja e tyre është shumë e rëndë, pasi kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

Për shkak të gjendjes kritike, të dy pacientet janë intubuar dhe po mbahen në frymëmarrje të asistuar.

“Dy paciente të gjinisë femërore, njëra e lindur me 1953, tjetra 31-vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jostabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE, të dy pacientet janë të intubuara me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku janë duke punuar ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, ka deklaruar ai./Zoom.al

Postime të lidhura