Aplikacion
Të shtëna me armë zjarri raportohen në Bajram Curr, ku një i ri ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit në një lokal.
Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 prillit, rreth orës 23:00. Dyshohet se shtetasi A. I., 26 vjeç, pas një sherri për motive të dobëta, ka hapur zjarr në drejtim të dy të rinjve.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë një 18-vjeçar, i cili mori ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar drejt banesës, jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë bërë identifikimin e autorit dhe e kanë shpallur atë në kërkim, ndërsa vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij./ Zoom.al

