zoom

Të gjitha

Klaudia Pepa me një tjetër ëndërr në sirtar! Ja ku do e shohim balerinën e njohur shqiptare

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka krijuar tashmë një karrierë krejtësisht të re në Itali. pas suksesit të madh në Amici, balerina e njohur u përzgjodh mes shumë pjesëmarrësve.

Por mesa duket përpos baletit, Klaudia ka edhe një ëndërr tjetër në sirtar. Ëndërr e cila mesa duket i ka ardhur radha të realizohet.

Balerinën shqiptare do ta shohim edhe në rolin e aktores. Ajo do të jetë protagoniste dhe balerinë në filmin “Light off”, i cili pritet të shfaqet së shpejti në RAI Cinema.

Kujtojmë se Klaudia Pepa qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.