zoom

Të gjitha

Princi William nderohet me një monedhë, me rastin e ditëlindjes së 40-të

Princi William nderohet me një monedhë, me rastin e ditëlindjes së 40-të

Prodhuesi britanik i monedhave, The Royal Mint, zbuloi monedhën e saj prej 5 paund  , të gdhendur me portretin e Princit William, me rastin e  ditëlindjes së 40-të të Dukës së Kembrixhit më 21 qershor.

Kjo shënon herën e parë që Princi William, i cili është i dyti në radhën e fronit britanik, është shfaqur i vetëm në një monedhë zyrtare.

E dizenjuar nga Thomas T. Docherty, dizajner dhe gdhendës për The Royal Mint, monedha paraqet portretin e William në një kënd treçerekësh, së bashku me numrin 40 dhe një mbishkrim në skaj që lexon “HRH Duka i Kembrixhit”.

Zbulimi i monedhës vjen disa ditë përpara festimeve të 70 vjetorit në fron  të Mbretëreshës, që do të nisë më 2 qershor./L.K

/Zoom.al