zoom

Të gjitha

“Si me qesh unë pa ty… fryma ndalet”/ Balada e Olsi Bylykut do ju bëjë të dashuroheni

“Si me qesh unë pa ty… fryma ndalet”/ Balada e Olsi Bylykut do ju bëjë të dashuroheni

Aktori, i kthyer tashmë edhe në këngëtar, Olsi Bylyku, po vazhdon të jetë mjaft aktiv me projekte muzikore. Ai ka lansuar këngën e radhës “Fryma Ndalet”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Olsi vjen me një interpretim të mahnitshëm, gjersa trajton tema të veçanta e të ndjeshme në prurjet që herë pas here sjell. Teksi dhe muzika është shkruar nga vet artisti. Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u realizua nga Marenglen Boja.

Videoja i është besuar produksionit të njohur shqiptar, Marenglen Boja. Kjo këngë e Olsit vjen pas “Do ditë”, bashkëpunimit të suksesshëm të këngëtarit me partneren e tij, Egli./L.K

/Zoom.al