Aplikacion
Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë në një letër drejtuar Këshillit të Evropës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka uzurpuar Bashkinë e Tiranës.
Këshilltarët e opozitës shprehen se kreu i PS-së ka cënuar autonomia e pushtetit vendor, si edhe ka margjinalizuar roli i Këshillit Bashkiak, duke i shmangur nga vendimarrja.
“Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kemi vërejtur një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë”, shkruhet në letër.
Ndërsa theksohet: “Ka shenja të qarta se ky kontroll i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2024”.
Ata i bënë thirrje institucioneve ligjzbatuese hetimojnë për çdo rast korrupsioni dhe intimidimi të administratës, si edhe të ndërhyjnë për të mbrojtur standardet demokratike në pushtetin vendor në Shqipëri.
Letra drejtuar Këshillit të Evropës:
Qëndrimi i Grupit të Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë
Drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës
Në dijeni të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Mathieu Mori
Të nderuar anëtarë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës,
Ne, grupi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Bashkinë Tiranë, dëshirojmë t’ju informojmë mbi një situatë tejet shqetësuese që po ndodh në qeverisjen vendore në Tiranë dhe që bie në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.
Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kemi vërejtur një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë. Në vend që Këshilli Bashkiak dhe institucionet e qeverisjes vendore të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bashkia është vënë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ekzekutivit qendror.
Në këtë kontekst, vërejmë:
Për këto arsye, ne:
Autonomia vendore dhe sundimi i ligjit janë themeli i një demokracie funksionale. Ndaj, kërkojmë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës që të shqyrtojë këtë situatë dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardeve demokratike në nivel vendor në Shqipëri.
Me respekt,
Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë