zoom

Të gjitha

Këngëtarja nga Kosova kërkon të zhvendoset në Shqipëri: Atje nuk ikin dritat çdo 3 orë

Këngëtarja nga Kosova kërkon të zhvendoset në Shqipëri: Atje nuk ikin dritat çdo 3 orë

Prej disa ditësh, Kosova është përballur me reduktime të mëdha të energjisë elektrike.

Madje, në disa qytete ka ndërprerje të energjisë deri në 3 orë. Edhe lidhur me këtë ka pasur shumë reagime nga qytetarë të shumtë, përfshirë këtu edhe personazhe të njohur.

Më e fundit është këngëtarja e famshme, Zanfina Ismaili, e cila ka publikuar në Instastory pasaportën shqiptare që ka marrë dhe thotë se më mirë të zhvendoset në Shqipëri, pasi nuk ka mungesë energjie si në Kosovë.

“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar ajo.