Aplikacion
Miley Cyrus ka ngritur spekulimet se është në lidhje me muzikantin, Maxx Morando. Çifti është parë së bashku në Hollywood. Këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” është parë në momente intime me Morandon. Cyrus, 29 vjeç dhe bateristi i Liily, 23 vjeç, ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor të vitit 2021, kur u panë në shfaqjen e pistës së Gucci’s Love Parade.

Ditëve të fundit është raportuar se prindërit e Miley janë në procedura të divorcit, pas 29 vitesh martesë. Të dhënat e gjykatës të siguruara nga Page Six treguan se Tish Cyrus dorëzoi dokumentet për t’u ndarë nga Billy Ray Cyrus më 6 prill. Ndërkaq Miley ka qenë e martuar me aktorin Liam Hemsworth nga viti 2018 deri më 2020, dhe lidhjen e fundit e ka pasur me këngëtarin australian, Cody Simpson./L.K
/Zoom.al
Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj