Aplikacion
Ylli latin, Maluma i është nënshtruar një operacioni. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një fotoje që ka publikuar në Instagram, ku shihet në spital. Në postimin e tij, ai zbuloi se do t’i nënshtrohet sërish një operacioni, ndërsa miliona ndjekës i dërguan mesazhe për shërim të shpejtë.
“Po realizoj një operacion të vogël në të njëjtin gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj të mirë, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat”, ka shkruar ai. Për fat të mirë, operacioni ka dalë me sukses dhe ai e ka treguar vetë në InstaStory gjendjen e tij të mirë.
