zoom

Të gjitha

“Orchestra Kalush” nxjerr në ankand kupën e Eurovizionit/ Synimi është të ndihmohet ushtria

Banorët në qytetin ukrainas të Kalushit, vendlindja e fituesve të Eurovizionit  ishin në “qiellin e shtatë” pas lajmit për fitoren. Pasi Orchestra Kalush triumfoi me këngën e  “Stefania” kanë ardhur edhe reagimet e para të qytetarëve të cilët kanë dhënë opinionin e tyre .

Unë dhe gruaja ime kemi pritur  deri në orën 1 të mëngjesit dhe ishim të lumtur që fituam. Isha në qiellin e shtatë. Dua gjithashtu  që ne ta përfundojmë luftën sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo për ne do të ishte një fitore edhe më e madhe.

Pati dhe nga ata që u shprehën se ishin të sigurt se vendi i tyre do të fitonte . Nuk kisha dyshim se ata do të fitonin.

Kënga”Stefania”, është  një këngë që ndërthur  repin me muzikën tradicionale popullore ukrainase .Tradicionalisht vendi që shpallet fitues merret me organizimin e ngjarjes per vitin e ardhshëm por nuk dihet sa do të jetë në gjendje ta organizojë atë për shkak të luftës .

Sakaq, grupi i djemve kanë nxjerrë në ankand trofeun e Evrovizionit, duke thënë se të ardhurat që do mblidhen nga shitja e tij do të shkojnë për bamirësi./L.K

/Zoom.al