zoom

Të gjitha

“Eurovision Song Contest” 2023″, jo në Ukrainë/ Unioni Evropian i Transmetuesve zbulon vendin

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka zbuluar se tani po fillon diskutimet që Mbretëria e Bashkuar të presë festivalin europian në emër të Ukrainës. Në një nga Eurovizionet më konkurruese në vitet e fundit, Ukraina fitoi festivalin pasi mori mbështetje të madhe me votat e publikut, ndërsa Britania e përfaqësuar nga Sam Ryder u rendit në vendin e dytë. Pas fitores së Ukrainës, shumë ngritën pyetjen nëse vendi do të ishte në gjendje të organizonte ceremoninë e vitit të ardhshëm ndërsa pushtimi rus vazhdon ende.

“Si rezultat i këtij vendimi, në përputhje me rregullat dhe për të siguruar vazhdimësinë e ngjarjes, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në, si nënkampion i këtij viti, për të pritur potencialisht Konkursin e Këngës Eurovision 2023 në Angli”, thuhet në deklaratë.

Menjëherë më pas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një postim në Facebook: “Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe besoj – jo për herë të fundit.”

Sidoqoftë, bordi drejtues i Eurovizionit ka vendosur se: “Me keqardhje të thellë ka arritur në përfundimin se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, garancitë e sigurisë dhe operacionale që kërkohen për një transmetues për të organizuar dhe prodhuar Eurovision Song Contest. EBU tha se fitorja e Ukrainës “do të reflektohet në shfaqjet e vitit të ardhshëm” pavarësisht se ku do të organizohet ngjarja./L.K

/Zoom.al