zoom

Të gjitha

Vitet e fundit i kanë dhënë karrierës së Elton John një frymë të re

Vitet e fundit i kanë dhënë karrierës së Elton John një frymë të re

Elton John është ende duke gjetur kohë për të punuar në muzikë të re, më pak se gjashtë muaj pas publikimit të albumit të tij të mëparshëm “The Lockdown Sessions”, sipas The Sun.

“Vitet e fundit i kanë dhënë karrierës së Eltonit një frymë të re. Filloi me filmin e tij Rocketman, pastaj Cold Heart me Dua Lipën e çoi atë në një nivel të ri, duke e çuar atë në pozitë numrin 1”, tha një burim.

Disa vite më parë ai tha se nuk ishte i interesuar të bënte muzikë të re, por gjatë 12 muajve të fundit gjërat kanë ndryshuar. Fakti që arrij te një brez krejt të ri dëgjuesish është shumë i veçantë për mua”, deklaroi së fundmi John.

Por ai nuk e ka përfunduar ende promovimin e albumit të tij të fundit, pasi kënga e tij e radhës pritet të jetë bashkëpunimi me Nicki Minaj dhe kënga nga albumi i Young Thug , “Always Love You”./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura