zoom

Të gjitha

Falë Dua Lipës, Elton John kryeson në top listat britanike

Sipas BBC Elton John po kryeson në top listat britanike, për herë të parë pas 16 vjetësh falë këngëtares Dua Lipa. Bashkëpunimi mes tyre i titulluar “Cold Heart”, ka arritur të listohet pasi kishte qëndruar për tri javë në vend të dytë.

Hera e fundit që Elton John ishte në krye të listave ishte në vitin 2005   kur u bë pjesë e këngës së reperit amerikan 2Pac “Ghetto Gospel”. Sipas të dhënave zyrtare, kënga “Cold Hearts” ka shënuar 64,000 shitje në tabelë ndersa ka pasur plot 5,9 milionë shpërndarje.

Kënga “Cold Heart” e vë këngëtaren dhe tekstshkruesen me origjinë shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, për herë të tretë në top lista, pas hiteve të saj “New Rules” dhe “One Kiss” që e kanë arritur të njëjtën nivel për javë me radhë.

Ndërkohë, Elton John, muajin e kaluar e ka shtyrë turneun e tij britanik dhe evropian për vitin 2023, për shkak të një lëndimi në këmbë, që i erdhi si pasojë e rrëzimit gjatë verës që shkoi.

http://