zoom

Të gjitha

Kë do zgjidhte Aleksia Peleshi mes Romeos dhe Donaldit?

Aleksia Peleshi ka qenë mjaft e komentuar për lidhjen e saj me aktorin Romeo Veshaj. Në një intervistë së fundmi me gazetaren Rudina Dembacaj, ajo është përballur me një pyetje mjaft të sikletshme. Alesia duhej të zgjidhte mes Donaldit apo Romes dhe përgjigjja e saj ishte tepër e shpejtë, Donaldin.

Mesa duket ndarja e tyre nuk ka qenë aspak miqësore. Lidhja e Aleksia Peleshit me aktorin e njohur të humorit është komentuar kudo nëpër media edhe pse vetë Romeo nuk ka dhënë një deklaratë. Prej disa kohësh ata i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe secili ka vazhduar jetën e tij.

Aleksia na ka rrëfyer pak kohë më parë se ishte e bindur se lidhja mes tyre ishte e konsoliduar. Gjërat nuk kanë funksionuar si duhet mes tyre dhe Aleksia duket se nuk e ka më problem këtë fakt.
Ajo madje ka hedhur kunja për ish të dashurin e saj Romeo Veshajn duke thënë se nuk ka qenë kurrë e dashuruar.

“Njeriu reflekton, kupton më shumë për veten. Unë kam kuptuar se unë nuk kam qenë ndonjëherë realisht e dashuruar, kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që të dashuron verbërisht. Ose kam qenë e dashuruar me idenë e krijimit të një familjeje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një njeri”- ka thënë ajo.