zoom

Aktualitet

Kaos në Aeroportin e Vlorës, përfaqësuesit e MABCO nxjerrin nga zyrat punonjësit! Përplasje e tensione në kantierin e ndërtimit

Kaos në Aeroportin e Vlorës, përfaqësuesit e MABCO nxjerrin nga zyrat punonjësit! Përplasje e tensione në kantierin e ndërtimit

Një incident është regjistruar në Aeroportin e Vlorës, ku ka pasur përplasje mes përfaqësuesve të kompanisë MABCO, nënkontraktorëve dhe rojeve të sigurisë që operojnë në kantierin e aeroportit.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur në ambientet administrative të aeroportit dhe më pas është përshkallëzuar, duke sjellë tension mes palëve. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përfaqësues të MABCO-s kanë hyrë në zyrat e aeroportit dhe kanë kërkuar largimin e disa punonjësve që ndodheshin aty.

Në kulmin e debatit, punonjësit janë nxjerrë me forcë nga ambientet e zyrave, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe rojet e sigurisë dhe përfaqësues të kompanive nënkontraktore që punojnë në projekt.

Dëshmitarë të pranishëm flasin për debate të ashpra, shtyrje dhe tension të lartë mes palëve, duke krijuar për disa minuta një situatë kaotike në ambientet e aeroportit.

Ngjarja vjen në një moment kur Aeroporti i Vlorës konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, ndërsa priten reagime zyrtare nga kompania MABCO dhe institucionet përgjegjëse për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Postime të lidhura