Aplikacion
Situata në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës vijon të mbetet e tensionuar edhe në ditën e dytë të konfliktit mes kompanive që operojnë në projekt.
Edhe gjatë kësaj të marte, punonjësit dhe kompanitë që kryejnë punimet nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e aeroportit, duke sjellë pezullimin e proceseve të punës në kantier.
Burime nga terreni bëjnë me dije se në qendër të përplasjes mbeten mosmarrëveshjet mes Mabco Constructions dhe 2A Group, konflikt që prej ditësh ka sjellë tensione dhe bllokim të hyrjes së stafit në kantier.
Në një reagim zyrtar, ekipi ligjor i Mabco Constructions e cilësoi situatën si “plotësisht të paligjshme” dhe akuzoi për “vetëgjyqësi” përfaqësues të palës tjetër.
“Sot, për herë të dytë, në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po përsëritet e njëjta situatë e papranueshme, plotësisht e paligjshme me vetëgjyqësi”, thuhet në deklaratë.
Sipas kompanisë, rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të saj janë penguar fizikisht të futen në kantier.
“Rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të Mabco Constructions S.A. po pengohen fizikisht të hyjnë në kantierin që ata vetë e kanë ngritur”, deklaron kompania.
Mabco pretendon se nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e saj apo të nënkontraktorëve në aeroport, ndërsa sqaron se vendimi i përmendur nga pala tjetër lidhet vetëm me pezullimin e përkohshëm të së drejtës së votës në shoqëri dhe ndodhet në shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
“Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e Mabco-s ose nënkontraktorëve të saj në aeroportin që ajo ka ndërtuar me investimet e veta”, thuhet më tej në reagim.
Kompania shton se ka njoftuar Kryeministrin, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Policinë e Shtetit për situatën, ndërsa kërkon ndërhyrje të menjëhershme për rikthimin e punonjësve në kantier dhe vijimin normal të punimeve në aeroportin e Vlorës.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari