zoom

Të gjitha

“Ka këngë që femrat i quan k*rva”/ Këngëtari i njohur u bën thirrje vajzave: Mbani armë me vete

“Ka këngë që femrat i quan k*rva”/ Këngëtari i njohur u bën thirrje vajzave: Mbani armë me vete

Këngëtari i njohur, Mentor Haziri, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën, ku një 11-vjeçare u përdhunua për shtatë orë nga pesë persona.

Më herët ai ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se në protestat e zhvilluara në Kosovë dhe Shqipëri, ka pasur shumë artistë që kanë ‘qarë me lot krokodili’.

“Shume “artistë” ne trevat tona jan tu kajt me lot te krokodillit kinse po solidarizohen me rastet e dhunimit te femrave shqiptare.

A e dini sa here i keni dhunu ju verbalisht ne tekstet e kangeve tuaja femrat shqiptare?

Ne cdo tekst te atyre kangeve ajo asht e nençmume e perulun dhe e pavlerë! Mos shitni moral. SMH”, shkruante Haziri në postimin e tij në rrjetet sociale.

E pikërisht këtë deklaratë ka sqaruar artisti gjatë intervistës për “Shqipëria Live”. Sipas tij, ka shumë këngë që në tekst femra është e pavlerë dhe dhunohet.

“Ka këngë që femrat i quan k*rva”/

“Ka këngë që thonë “bitch, bitch” që në shqip do të thotë kurvë. E në tekste këngësh femra thirret me këtë emër”, tha Haziri.

I pyetur nëse janë femrat apo meshkujt që bëjnë më shumë këngë të tilla, këngëtari tha se ‘në këtë rast janë burrat’.

“Por kemi edhe tekste të këngëve të femrave, ku i sheh që ato i lusin të tjerat që të bëjnë ‘twerk’ që të joshin luksin e shfrenuar”, vijoi artisti.

Më pas këngëtari bëri një thirrje të fortë për të gjitha vajzat, duke u kërkuar që të mbajnë armë me vete apo bateri me rrymë.

“Një e mitur u përdhunua dy herë, në qershor dhe gusht. Mbani armë me vete, baterinë me rrymë që të largoni përdhunuesit. Edhe një 11-vjeçare mund ta mbajë armën. Përderisa dështon drejtësia në Kosovë dhe Shqipëri, diçka duhet bërë. Ministria e Drejtësisë duhet patjetër me leju mbajtjen e një spraj. Jemi shoqëri dhunuese”, vijoi duke thënë Haziri.