Aplikacion
John Terry, ish-kapiteni i Anglisë dhe Chelseat, po paguhet nga tifozëvt 100 £ për autograf dhe 500 £ për të ngrënë me të në turneun e tij të vetëm.
Terry, i cili punon me akademinë e Chelseat, zhvilloi të parën nga katër netët e tij në Basingstoke të premten e kaluar dhe po shfaqet në Birmingham, në NEC, këtë të premte, përpara se të shkojë në Bournemouth në tetor dhe Londër në nëntor.
Çmimet fillojnë nga 25 £ për një biletë të përgjithshme pranimi për takimin me Terry-n në Birmingham, por tifozët që duan të jenë të sigurt për marrjen e një autografi duhet të paguajnë 100 £ për një nënshkrim, mbi çmimin e biletës së tyre, ose të paguajnë 500 £ për kokë ‘paketën e sponsorizimit’ shkruan “The Telegraph”.
‘Paketa e sponsorizimit’ kushton 5,000 £ për një tavolinë me 10 persona që marrin një darkë private me dy pjata me Terry dhe mund të kenë deri në një autograf të nënshkruar secili, së bashku me një fotografi me ish-mbrojtësin qendror.
Sipas faqes së internetit që promovon eventin, tavolina prej 5,000 £ mbetet e disponueshme për ngjarjen në Birmingham, por është e shitur për netët në Bournemouth dhe Londër.
Tifozët që kanë blerë “paketa platini” prej 150 £, e cila është shitur në Birmingham, bëjnë një foto me Terry-n dhe ndenjëset në rreshtin e parë, por nuk marrin autograf të garantuar në çmimin e biletës, ndërsa e ashtuquajtura “paketa gold” përfshin gjithashtu një foto, por jo autograf. /zoom.al/