zoom

Të gjitha

“Jam e dashuruar , por jo me…”/ Cubi bën sërish deklaratën e papritur për jetën e saj private

“Jam e dashuruar , por jo me…”/ Cubi bën sërish deklaratën e papritur për jetën e saj private

Esmeralda Metkaj ose e njohur si Cubi është e angazhuar në programin e humorit “Klanifornia”, por edhe në teatër. Pas rikthimit të saj në skenë, të shumta kanë qenë edhe intervistat ku aktorja ka bërë deklarata të fuqishme për kolegët. Së fundmi Cubi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ku është ngacmuar në lidhje me jetën personale. Aktorja në fillim refuzoi të ndante detaje duke deklaruar vetëm se është e dashuruar.

“Unë preferoj të mos flas për jetën time personale, nuk kam folur kurrë. Di vetëm të them që jam e dashuruar dhe kaq,”-është shprehur Metkaj.

Por, më vonë gjatë lojës së realizuar, moderatorja ka insistuar për të mësuar diçka në lidhje me personin që i ka rrëmbyer zemrën aktores.

“Unë e di që nuk do të flasësh për marrëdhënien, por do të flasim për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur kush është ai,”-është shprehur Aulona.

Në këtë moment ka ndërhyrë Esmeralda duke bërë një deklaratë shumë të fortë mbi statusin e saj personal.

“Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë,”-përfundon aktorja. Ju kujtojmë që një intervistë disa kohë më parë Cubi u shpreh se Olsi Bylyku është aktori më i keq në emisionin e humorit “Klanifornia.”/L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura