zoom

Të gjitha

E cilësoi aktorin më të keq/ Aktorët e Klanifornia nuk ndalin thumbat ndaj njëri-tjetrit

E cilësoi aktorin më të keq/ Aktorët e Klanifornia nuk ndalin thumbat ndaj njëri-tjetrit

Aktori Olsi Bylyku i është kundërpërgjigjur deklaratave të koleges së tij Cubi Metkaj, e cila e cilësoi si atë “aktorin më të keq.” Kjo e fundit tha disa ditë më parë në një intervistë se sipas saj Olsi Bylyku është aktori më i keq në emisionin e humorit “Klanifornia.” “Aktori më i keq për mua është Olsi Bylyku.

E thashë se plasa, ta marri vesh pra Olsi. Unë jam e sinqertë…”- tha Cubi. Gjatë ditës së sotme aktori publikoi në Instastory një foto krah Cubit, teksa janë në prova, duke ironizuar deklaratën e saj.

“Kënaqësi kur punon me aktorë të mirë! @cubimetkaj Aktorja më e dobët e Klanifornia.”- shkruan Olsi krahas fotos. Fotoja është ripostuar edhe në llogarinë e Cubit e cila ironizon duke shkruar: “Foli ky kënëgtari”, shoqëruar me një emoji./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura